Në profilin e tij në facebook, Svelça ka njoftuar se policia e Kosovës, ëshëtë duke zhvilluar aksione në veriun e Kosovës për të ndaluar kontrabandën me mallra dhe kërcënimet ndaj personave zyrtar.
Në reagimin e tij Svelça tregon se “Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë”.
Ky është postimi i tij i plotë: “Pardje është ndaluar kontrabanda me mallra, dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar, sot është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Komunës së Leposaviqit, znj. Dragana Miletic. Të gjitha këto në veri të vendit”. “Koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund”, shkruan Svelça në facebook.

