Në praninë e 19,537 shikuesëve në Ball Arena, në ndeshjen e dytë të finales së NBA, Miami Heat arriti të mposhtë Denver Nuggets me rezultat 111 – 108.
Në një mënyrë Miami e nxori me fat këtë ndeshje pasi Murray nuk arriti të shënoi në goditjen e fundit e cila do t’i siguronte minutat e vazhdimit.
Miami e arriti fitoren në çerekun e katërt duke kapërcyer një deficit 83-75 dhe duke e mposhtur Nuggets në këtë çerek me 36-25 në 12 minutat e fundit. Gabe Vincent kryesoi Miami me 23 pikë, Bam Adebayo shtoi 21 pikë dhe nëntë kërcime dhe Butler përfundoi me 21 pikë dhe nëntë asistime.
Me këtë fitore Miami Heat barazuan finalet e NBA-së të cilëve iu desh të kapërcenin një angazhimin e përbindëshit Nikola Jokic prej 41 pikësh, 11 kërcime dhe 4 asistime.

