French Open: Muchova arrin në finale në Roland-Garros

by informim

Karolina Muchova e mposhti sot bjellorusen Aryna Sabalenka 7-6 (5), 6-7 (5), 7-5 në sete. Ajo do të luajë në finale me fituesen e ndeshjes mes polakes Iga Swiatek, numri në renditjen botërore dhe brazilianes Beatriz Haddad Maia, e renditur në numrin 14.

Në raundet e mëparshme të French Open Roland Garros, çekja kishte fituar kundër grekes Maria Sakkari, e renditur e 8-ta në botë, me (7-6 (5), 7-5) në sete, argjentinases Nadia Podoroska me sete (6-3, 0-6, 6-3), rumunes Irina-Camelia Begu, me sete (6-3, 6-2), rusen Elina Avanesyan me sete (6-4, 6-3) dhe rusen tjetër Anastasia Pavlyuchenkova me sete (7-5, 6-2).

banner

Sabalenka, e cila është e renditur në vendin e dytë në nivel botëror kishte mundur ukrainasen Marta Kostyuk me sete (6-3, 6-2), kualifikuesen Iryna Shymanovich me sete (7-5, 6-2), rusen Kamilla Rakhimova me sete (6-2, 6-2), amerikanen Sloane Stephens me sete ( 7-6 (5), 6-4) dhe ukrainasen Elina Svitolina me sete (6-4, 6-4).

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy