Hoti: Roli i presidentes është t’i mbrojë interesat e shtetit nga dëmi i pushtetit, Osmani po qëndron krah tij

by informim

Deputeti i LDK-së Avdullah Hoti ka akuzuar presidenten Vjosa Osmani që po qëndron krah pushtetit “në shkatërrimin e marrëdhënieve” mes Kosovës dhe SHBA-së.

Ai tha se Kosova si republikë parlamentare e ka postin e presidentit pikërisht për këto raste.  

banner

“Shefja e shtetit po qëndron krah pushtetit në shkatërrimin e marrëdhënieve të Republikës së Kosovës me aleatin kryesor që garanton sigurinë e shtetit të Kosovës, SHBA-në. Si çdo republikë parlamentare, edhe Kosova e ka Presidentin posaçërisht për raste të tilla – për të mbajtur balancet institucionale dhe për t’ia pamundësuar mazhorancës veprimet që dëmtojnë interesat shtetërore duke ndjekur interesat e tyre elektorale”, ka shkruar ai.

Ish-kryeministri Hoti po ashtu kritikoi presidenten Osmani për heshtjen karshi përjashtimit të Kosovës nga “Defender Europe 2023”.

“Komandantja Supreme e Forcave të Armatosura asnjë fjalë s’e nxjerr nga goja për përjashtimin e ushtrisë të cilën e komandon, nga ushtrimi më i madh që është mbajtur ndonjëherë në rajon – “Defender 2023”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy