“Interi ka nevojë për shumë zemër kundër Man City” – Inzaghi flet për finalen e Ligës së Kampionëve

by informim

Simone Inzaghi është i bindur për shanset e Interit në finalen e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, duke nënvizuar se skuadra e tij do t’i ketë rastet.

Interi e fitoi për herë të fundit Ligën e Kampionëve në vitin 2010, duke e mbyllur sezonin me tre trofe historik.

banner

Inzaghi tashmë e udhëhoqi skuadrën drejt dy trofeve këtë sezon, duke fituar Kupën dhe Superkupën e Italisë.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme që e kisha thënë shumë herë. Ne arsyetuam ditë pas dite, tani po shijojmë atë që kemi bërë, por nuk duam të ndalemi. Ne duam ta luajmë finalen në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Man City? Është normale, ata janë skuadra më e fortë në botë. Jemi 11 kundër 11. Kemi bërë një ecuri fantastike, do të luajmë letrat me shumë dëshirë”.

“Jam me fat që stërvit lojtarët, shumë prej të cilëve kanë qenë në shumë finale. Do të duhet shumë zemër dhe kokë, do të duhet të jemi të fokusuar sepse do të ketë momente të vështira”.

“Do të duhet të kemi shumë zemër për të qenë shumë të mirë”.

“Ne e dimë se çfarë loje do të duhet të luajmë nesër. City është skuadra më e fortë në botë, e kanë dëshmuar në ndeshjet që kanë luajtur”.

“Ne jemi krenarë që kemi arritur deri këtu, do të bëjmë gjithçka për të luajtur një lojë me përqendrim të jashtëzakonshëm. Ne do të duhet të kufizojmë gabimet tona dhe të bëjmë më të mirën”, ka thënë Inzgahi

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy