Përfaqësues të QUINT’it i shkojnë herët në takim, Kurti pritet të dalë në konferencë

by informim

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it i kanë shkuar herët në mëngjes në takim kryeministrit Albin Kurti. Takimi i cili s’është konfirmuar akoma nga zyra e kryeministrit po ndodh një ditë pasi ambasadorët e QUINT-it nuk shkuan në pritjen zyrtare të organizuar nga presidentja Vjosa Osmani për të festuar 12 qershorin, Ditën e Çlirimit të Kosovës.

Mësohet se kryeministri Kurti pritet të dalë sot në orën 11:00 në konferencë për media. Me ç’rast mund të bëhen të ditura detaje për takimin e sotëm i cili raportohet se po zhvillohet për situatën e krijuar në Veri, tash e sa kohë.

banner


Nuk dihet nëse gjatë ditës së sotme do të arrihet ndonjë marrëveshje për situatën në Veri mbi bazën e kërkesave të SHBA’së dhe BE’së.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy