Gjergj Dedaj: Kurti të japë dorëheqje dhe të shpallen zgjedhjet e reja

by informim

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, duke komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit, tha se pret dorëhqjen e Albin Kurtit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja.

Dedaj tha se kjo duhet të ndodhë që të tejkalohet gjendja dramatike në të cilën ndodhet vendi dhe të sanohen dëmet e shkaktuara me BE-në dhe SHBA-në.

banner

“Personalisht pres doreheqjen e kryeministrit Kurti dhe zgjedhje te reja, me qëllim te tejkalimit te kesaj gjendje dramatike dhe te sanimit te demeve te rrezikshme me SHBA dhe BE, te cilat i ka shkaktuar pushteti aktual me mentalitet stalinist, perjashtues dhe kryeneq. Pavaresia e Kosoves eshte projekt i perbashket i Kosoves me Uashingtonin dhe Brukselin dhe vetem ky partneritet garanton sovranitet, integritet, paqë, siguri dhe integrim euro-atlantik” tha Dedaj për “Gazeta Blic”.

Deklaratat e Dedajt vijnë pas tensioneve të muajit të fundit në veri të Kosovës.

Pak ditë më parë, Policia e Kosovës, arrestoi Milun Milenkovoiq, i njohur si njëri nga udhëheqësit e grupit kriminal “Mbrojtja Civile” në veri dhe i përfshirë në sulmin ndaj ushtarë të KFOR në Zveçan. Derisa Serbia ka rrëmbyer 3 policë të Kosovës.

Ditën e djeshme po ashtu janë sulmuar një numër i madh i ekipeve të gazetarëve, çka ka sjellë reagimin e fortë të udhëheqësve politikë dhe ndërkombëtar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy