Napoli ka vendosur të “blindojë” Scott McTominay, duke nisur kontaktet për rinovimin e kontratës që tingëllon si një premtim besnikërie afatgjatë. Qëllimi i klubit është të zgjasë afatin aktual (2028) me të paktën edhe një vit, me opsion deri në 2030, duke i garantuar mesfushorit një rritje të konsiderueshme të pagës krahasuar me 3 milionë euro neto që përfiton aktualisht.
Edhe pse ende nuk ka një datë zyrtare për takimin vendimtar, drejtuesit napolitanë duan ta mbyllin marrëveshjen sa më shpejt. Ideja është që gjithçka të finalizohet para verës dhe para nisjes së Kupës së Botës, në mënyrë që të sigurojnë një nga shtyllat e skuadrës dhe të shmangin interesimet e klubeve të tjera gjatë turneut. Kështu shkruan “Il Mattino”.Skocezi që u shpall lojtari i sezonit të kaluar në Serie A vijon të mbetet në qendër të projektit të klubit napolatn, që nuk kërkon në asnjë mënyrë ta humbasë.
Situatë e njëjtë sa i takon rinovimeve edhe në shtëpinë e Romës. E ardhmja e kryeqytetasve lidhet ngushtë me çështjen e rinovimeve të Paulo Dybala dhe Lorenzo Pellegrini. Klubi kryeqytetas po punon për të ristrukturuar pagat e larta në prag të sezonit të ardhshëm.
Sa i përket Dybalës, duket se situata është më e qartë: ai është i gatshëm të diskutojë një kontratë të re me pagë më të ulët, por me bonuse të lidhura me performancën, vetëm për të qëndruar në Romë.
Ndryshe paraqitet situata për kapitenin Pellegrini, e cila është më komplekse. Pas një rikthimi në formë me 7 gola dhe 4 asistime, për të qëndruar në Trigoria ai duhet të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës: klubi synon të përgjysmojë 6 milionët neto që fiton aktualisht

