Pothuajse të gjithë studentë, të tjerët mund të jenë rrëmbyer
Të paktën 41 persona, shumica studentë, kanë vdekur në një “sulm terrorist” në një shkollë në Ugandën perëndimore, tha një zëdhënës i policisë së Afrikës Lindore. Ngjarja ka ndodhur në Bwera, një qytet afër kufirit me Republikën Demokratike të Kongos. Kryebashkiaku Selevest Mapoze thotë se janë gjetur 41 trupa, përfshirë ato të 38 studentëve. Një roje dhe dy anëtarë të komunitetit lokal u vranë gjithashtu jashtë shkollës. Policia thotë se rebelët e Forcave Demokratike Aleate (FDA), të cilët për vite me radhë, kanë nisur sulme nga bazat e tyre në Kongon e paqëndrueshme lindore, të premten bastisën shkollën e mesme Lhubiriha në qytetin kufitar të Mpondwe. Shkolla bashkëedukuese në pronësi private ndodhet në distriktin Kasese të Ugandës, afërsisht 2 kilometra nga kufiri i Kongos. Një zyrtar qeveritar dhe një zëdhënës ushtarak thanë se disa studentë ishin rrëmbyer. “Një konvikt është djegur dhe një dyqan ushqimor është plaçkitur”. “Disa trupa u dogjën sa të mos njihen”- njoftoi policia, e cila identifikoi sulmuesit në Parkun Kombëtar Virunga, në Kongo.