Berisha: Presidenti s’duhet të jetë formalitet i një shumice të vetme, LDK të mos krijojë kuorum për kandidat partiak

by engel

Avokati dhe analisti politik Besnik Berisha ka reaguar lidhur me procesin e zgjedhjes së Presidentit, duke theksuar se kjo çështje nuk duhet të kthehet në një formalitet të një shumice të vetme parlamentare.

Berisha ka deklaruar se, sikur të ishte në krye të Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk do të lejonte që zgjedhja e kreut të shtetit të reduktohej në një votim mekanik për një kandidat partiak. Sipas tij, në mungesë të një propozimi konsensual – qoftë ai i presidentes aktuale Vjosa Osmani apo i një figure tjetër unifikuese – Grupi Parlamentar i LDK-së nuk duhet të krijojë kuorum.

banner

“Presidenti nuk është pozitë teknike. Ai është garancia e balancave”, ka theksuar Berisha, duke paralajmëruar se koncentrimi i të gjitha pushteteve në duart e një subjekti të vetëm politik përbën rrezik afatgjatë për demokracinë.

Ai ka shtuar se nëse Osmani do të vendoste të rikthehej në LDK ose të hynte në një bashkëpunim të hapur politik përmes Guxo, një lëvizje e tillë do të ishte e mirëpritur. Sipas tij, bashkimi i energjive të qendrës do të rikthente elektoratin e zhgënjyer, do të siguronte balancë reale politike dhe do të hapte rrugë për zgjedhje të reja me një konfigurim më të drejtë forcash.

Në fund, Berisha i ka bërë thirrje LDK-së për reflektim dhe maturi, duke theksuar se kjo parti “nuk guxon të gabojë” në një moment kaq të rëndësishëm për vendin, demokracinë dhe të ardhmen politike të Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy