“Fluturimi artistik” i Federerit

by

Në panairin Art Basel 2023, një skulpturë e tenistit u shit për 360,000 dollarë – Është një vepër e krijuar nga zvicerani Ugo Rondinone.
Në panairin Art Basel 2023 – i cili përfundoi të dielën – u shitën vepra me vlerë të madhe, deri në 60 milionë franga. Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte ndoshta pjesa më kurioze e këtij edicioni: një skulpturë e Roger Federer.

Një skulpturë e lënë pezull në ajër që u shit për 360,000 dollarë. Është një vepër e lindur falë Credit Suisse: divizioni i marketingut kishte bashkuar Federerin dhe artistin zviceran Ugo Rondinone. Për riprodhim janë përdorur gips dhe silikoni.
Ajo ishte një nga figurat e pezulluara që gjatë Bienales së vitit të kaluar u ekspozuan në një kishë në Venecia.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy