65
Gruaja e futbollistit Robert Lewandowski, zbuloi në podkastin e saj “WojewódzkiKdzierski” se kishte marrë një ofertë për të luftuar në MMA (artet marciale të përziera).
“Kam pirë kafe me Slawomir Peszko, pronarin e KSW (organizatës kryesore MMA në Poloni) dhe ai më tha se donte të provonte diçka të re. Ai mendoi se ishin dy vjet përgatitje. I thashë se doja ta diskutoja me burri së pari”, ka shpjeguar gruaja e sulmuesit të Barçës, që nuk i ka pëlqyer shumë kjo ide.
“I thashë Robertit që po të mos isha gruaja e tij, me siguri do të kisha marrë pjesë në një event si ky”, ka rrëfyer ajo.