Nga filmi me Olta Gixharin te historia e dashurisë me Kiara Titon, rrëfehet Luiz Ejlli

by informim

Luiz Ejlli është rrëfyer në lidhje me historinë e dashurisë me Kiara Titon e cila lindi brenda mureve të shtëpisë së Big Brother Vip.

Ai është shprehur në një intervistë me Meriton Mjekiqin se ka luftuar shumë për ta fituar atë vajzë teksa ndodhej brenda shtëpisë së BBV dhe tani qëllimi i tij është të ruajë marrëdhënien që kanë ndërtuar.

banner

Jo nuk është se është xheloze thjesht thotë më mend në kokë. Nuk ka pas me qenë xheloze. Është mëse normale që në çift të ketë xhelozi. Unë jam vend natyrë ngacmuese. I them u lodha mbrëmë më erdhën disa balerina. Ajo e ka njohur natyrën time dhe për këtë gjë e vlerësoj. Nuk dua që të pështyj aty ku kam lëpirë. Kam luftuar shumë për atë vajzë. Nuk janë të vështira gjëra që të fitohen aq sa janë të vështira për t’u mundur”, deklaroi ai.

Ai është ndalur edhe te filmi me Oltën dhe roli që do të luajë përkrah saj si çift.

“Kasti është me aktorë të jashtëzakonshëm. Unë jam një djalë i thjesht që bën një punë normale të thjeshtë. Familja e nuses janë familja elitë, familja model. Ndihem pak keq që kam diferencë me ta dhe kjo bëhet shkak me u ndarë. Gruaja është Olta Gixhari. Kaq bukur e lozim atë pjesën që ndahemi. Na vje natyrshëm. Unë kam bërë disa skena para se të ikja. Xhirimet do zgjasin deri më 15 korrik. Skenari është në gjuhë letrare, por unë do flas në gjuhë shkodrane”, deklaroi Luizi.

Këngëtari po ashtu zbuloi se në muajt në vijim do të vijë edhe me një bashkëpunim me Elvana Gjatën.

“Pas koncertit duhet të ulemi për ta filluar për ta bërë bashkëpunimin. Unë me Elvanën kemi një marrëdhënie shumë të mirë dhe ka për të dalë diçka shumë e bukur”, tha Luizi.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy