Haliti: Djali i Vuçiqit erdhi në Graçanicë me mesazhet e babait

by informim

Deputeti i PDK, Xhevat Haliti tha në një intervistë për Euronews Albania se nuk kishte asnjë arsye se përse djali i Vuçiç-it të shkonte në Graçanicë, ndërsa tha se qëllimi i tij i vetëm ka qenë të japë mesazhin e babait.

“Vuçiçi ka pretenduar, se ai ka qen disa herë në Kroaci se kanë në përkujtim për vrasjet që kanë ndodhur në një kamp përqendrimi në Kroaci. Këto dy vitet e fundit, Kroacia nuk ka lejuar që të shkojnë emisarë nga Serbia për të dhënë mesazhe.Ky është një problem më vete, se si është e mundur që gjithë kjo “luftë” që po bëhet sa i përket veriut, komunave, fillimi i funksionimit të tyre apo jo e ndërkohë vjen djali i Vuçiçit me mesazhin e babait dhe prezanton e jep mesazh në Graçanicë. Kjo është e pakuptimtë. Unë nuk e di nëse policia apo qeveria ka ndonjë informacion, por si ka hyrë ai person, a është kontrolluar ai në kufi, a është regjistruar hyrja e tij”, tha ai.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy