Meksikë: Gjenden në det 2.4 ton kokainë

by

Në det të hapur të Akapulkos

Nënsekretariati i Marinës (SEMAR) i Meksikës ka njoftuar se në përfundim të një operacioni, në të cilin morën pjesë avionë, anije dhe patrulla përgjuese, u kapën tre varka, në brigjet e Akapulkos, në shtetin e Guerreros, me 2.4 ton kokainë.

banner

Ndjekja e trafikantëve të drogës mësohet se ka zgjatur dje shtatë orë dhe në fund rreth 30 personat që ndodheshin në motobarkat janë larguar duke braktisur ngarkesën e drogës që vinte nga një vend i panjohur i Amerikës së Jugut.

Kështu, njerëzit e Semarit mundën të merrnin 84 pako të cilat përmbanin sasi të madhe kokaine.

Që nga fillimi i vitit, autoritetet meksikane kanë sekuestruar afro 24 ton kokainë, përfshirë 6.2 tonë në pesë ditët e fundit, si dhe 31 varka të vogla dhe 69 motoskafe.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy