Deri në 37 gradë temperaturat në 10 ditët e ardhshme

by informim

Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror ka paralajmëruar për temperatura të larta në 10 ditët e ardhshme.

Sipas ASHNA-së, në ditët në vazhdim temperatura maksimale do të arrijë deri në 37 gradë Celsius.

banner

Moti i nxehtë mbi vendin tonë pritet nga kjo e shtunë.

“Nga dita e shtunë, nën dominimin gradual dhe prezencës së shtypjes së lartë atmosferike, si dhe depërtimit të masave ajrore afrikane, nga mot i paqëndrueshëm mbi vendin dhe rajonin tonë, gradualisht do të mbizotërojë mot stabil, me vranësira të pakta dhe temperatura gjithnjë në rritje, të cilat në pjesën e dytë të javës së ardhshme do të arrijnë edhe maksimalet deri në 37° C. Shtuar kësaj edhe sasinë e madhe të lagështisë sipërfaqësore prezente nga reshjet enorme të javëve dhe muajve të fundit, ndjeshmëria e këtyre temperaturave përcëlluese do të jetë edhe më e lartë dhe rënduese për shëndetin”, thuhet në njoftimin nga Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy