Vendimi vjen pas kritikave të shumta ndaj kompanisë amerikane, e dyshuar për neglizhencë pas tragjedisë së Titanit.
OceanGate ka pezulluar të gjitha “eksplorimet dhe operacionet komerciale”: ka bërë të ditur vetë kompania amerikane në faqen e saj të internetit.
Vendimi vjen pas kritikave të shumta të ngritura pas tragjedisë që përfshiu Titan, nëndetësja me të cilën kompania organizoi udhëtime eksploruese drejt Titanikut.
Batiskafi, rreth 6.5 metra i gjatë, ishte zhytur më 18 qershor për të vëzhguar rrënojat e famshme dhe do të dilte në sipërfaqe gjatë ditës. Megjithatë, disa orë pas nisjes, kontakti me nëndetësen u humb dhe filloi një operacion i madh shpëtimi ndërkombëtar. Rezultati i hulumtimit ka vërtetuar shpërthimin e anijes menjëherë pas zhytjes; një aksident që rezultoi me vdekjen e menjëhershme të të pesë pasagjerëve.
Sipas David Lochridge, ish-drejtor i operacioneve detare të kompanisë, dritarja e nëndetëses nuk ishte projektuar për të përballuar presionin e përjetuar në një thellësi prej 4000 metrash, duke vënë në rrezik pasagjerët.

