Rama takon Erdoganin në Samitin e NATO-s, flasin për situatën në Kosovë

by

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej dy ditësh në Samitin e NATO-s në Vilnus të Lituanisë, ku së fundmi ka zhvilluar një takim bilateral me presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan.

Shefi i qeverisë ka ndarë foto nga takimi në rrjetin e tij social facebook, ku bën me dije në fokus të diskutimeve ishte situata në Ballkan dhe veçanërisht në veriun e Kosovës.

“Vilnius, Lituani – Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, shkruan Rama në facebook.

Kujtojmë se më herët, kryeministri Rama pati një takim dhe me presidentin e Francës Emanuel Macron, ku njoftoi ardhjen e këtij të fundit në një viztë zyrtare në Tiranë së shpejti.

Kujtojmë se gjatë një bashkëbisedimi me eksperten e qendrës evropiane të Këshillit të Atlantikut, Rachel Rizzo, mbi “Sfidat sistematike ndaj vlerave dhe interesave te përbashkëta”, Rama deklaroi të martën nga Vilnusi se situata në Kosovë është e rrezikshme dhe rrezikon të kthehet në një vatër zjarri.

“Dhe çfarë po ndodh, diçka që është vërtetë shumë e rrezikshme me veriun e Kosovës, që të bëhet një vatër zjarri me një kërcënim të hapjes së konfliktit dhe teksa lehtësimi i dialogut të BE-së punon me të dyja palët, me Beogradin dhe Prishtinën, ka një palë të tretë që është duke u ngritur, grupet ekstreme në veriun e Kosovës”, tha Rama.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy