Zyba: Po jap gjithçka nga vetja, na pret një ndeshje e vështirë në Bullgari

by informim

Ballkani shënoi fitore sonte në ndeshjen e parë ndaj Ludogoretsit, e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kampionët e Kosovës triumfuan me rezultatin e pastër 2:0.

Autori i golit të dytë, Qëndrim Zyba, u shpreh i lumtur për fitoren, teksa falënderoi edhe trajnerin, Ilir Daja, për besimin që i ka dhënë

“Po bëj detyrat që më takojnë në ndeshje, edhe profesori më ka dhënë besimin, ndërsa unë po jap gjithçka nga vetja. Ne jemi shumë mirë të përgatitur fizikisht, por edhe kundërshtari është mirë fizikisht dhe ka cilësi të mëdha. Ne kemi stërvitur gjatë gjithë kohës dhe jemi përshtatur shumë mirë, prandaj nuk e kishim problem të koordinohemi. Janë automatizuar lëvizjet, e dimë saktë se ku do jetë lojtari”, tha fillimisht 22-vjeçari.

Ai në fund tha se ende nuk ka përfunduar asgjë, duke theksuar se në Bullgari do t’i pret një ndeshje e vështirë.

“Ne kemi bërë 50% të punës. Na pret një punë shumë e vështirë në Bullgari”, deklaroi Zyba.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 19 korrik, në “Ludogorets Arena”. 

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy