Arrestohen dy serbë e tre shqiptarë që tentonin të kryenin vjedhje në një argjendari në Ferizaj

by informim peje

Pesë persona janë arrestuar pasi tentuan që të kryenin një vjedhje në një argjendari në Ferizaj. Policia njofton se bëhet fjalë për tre shqiptarë dhe dy serbë, e ku këta të fundit janë kapur në flagrancë teksa po kryenin vjedhjen.

“Rr. Ismail Raka, Kaqanik / 01.02.2026 – 01:41. Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj, dy prej tyre shtetas të Serbisë dhe tre kosovarë, pasi dyshohet se kanë tentuar të kryenin vjedhje në një argjendari. Dy të dyshuarit meshkuj serb nga njësitë policore janë kapur në flagrancë duke e kryer veprën. Në vendin e ngjarjes si dëshmi janë gjetur dhe konfiskuar: një shufër metali, një palë dana, pesë qelësa të ndryshëm, tri kaçavida, një skallper dhe dorëza. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

banner
banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy