Zemaj i kërkon Konjufcës që të ndërpritet seanca: Nuk jeni duke i kontribuar as Kosovës e as pushtetit tuaj

by informim

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kërkuar ndërprerjen e seancës së Kuvendit të Kosovës pas ngjarjeve të fundit.

Zemaj i është drejtuar kreu të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës, duke i thënë se e ka detyrim kushtetues me respektu rregulloren e Kuvendit.

Ai gjithashtu ka përmendur edhe nenin 67 që tregon se seanca duhet të ndërpritet në rast që në Kuvend ka rrëmujë.

Ju duhet ta respektoni rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës. Ju si kryetar i Kuvendit të Kosovës edhe për hir të qytetarëve të Republikës së Kosovës, e ki detyrim kushtetues me respektu rregulloren e Kuvendit. Neni 67 pezullimi dhe mbyllja e seancës plenare: Në rast se në sallë bëhet rrëmujë dhe nuk respektohet kërkesa e kryesuesit të seancës për mbajtjen e rregullit, kryesuesi e ndërpret seancën plenare, në rast që përsëri rrëmuja vazhdon, kryesuesi i seancës, pezullon seancën dhe Kuvendi e vazhdon punën një ditë tjetër.”- ka thënë Zemaj.

E keni detyrim kushtetues dhe moral, dhe ligjor që të mos vazhdoni në këtë formë sepse nuk jeni duke i kontribuar as Kosovës e as pushtetit të juve.” – ka përfunduar Zemaj

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy