Prokuroria Themelore e Ferizajt njofton se ka kërkuar nga Gjykata që t’i caktojë masën e paraburgimit prej një muaji të arrestuarve në aksionin e djeshëm, në mesin e të cilëve është edhe avokati Besnik Bislimi.
Përveç Berishës të arrestuar janë edhe personat me iniciale N.Xh., I.S., R.C., F.Z., J.V., dhe A.S., të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit, që nga e enjtja gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.
Sipas kërkesës së Prokurorisë, për të pandehurin B.B., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-ës, “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale nga neni 380 paragrafi 1 të KPRK-ës dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga nen 386 paragrafi 1 nënparagrafi 1.3 të KPRK-ës.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, të enjten (13 korrik), njoftoi se katër të dyshuarit u arrestuan gjatë një aksioni, ku janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë personave.
Në njoftimin e sotëm u tha se për të pandehurin N.Xh., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare nga nen 386 par.1 nënpar.1.5 të KPRK-ës
Për të pandehurin I.S., ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare” nga neni 386 paragrafi 1 nënparagrafi 1.7 të KPRK-ës. Për të pandehurin J.V., ekziston dyshimi i bazuar se ka veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-ës dhe “Marrja e ryshfetit” nga neni 421 paragrafi 1 të KPRK-ës. Kurse, ndaj të pandehurit me inicialet F.Z., ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar” nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-ës.
Ndërsa, ndaj të pandehurit me inicialet R.C., thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-ës dhe ndaj A.S., sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 2 të KPRK-ës.