Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, është parë duke hyrë në Pallatin e Drejtësisë, ku do të intervistohet lidhur me dhunën e përdorur dje në Kuvend, ku ai dhe disa deputetë të tjerë të PDK’së u përleshën fizikisht me ministrat e Qeverisë Kurti.
Gazetarja e T7, Arianita Zhegrova, po qëndron atje, prej ku ka dërguar pamje ku shihet Lushtaku bashkë me avokatin e tij.
Deri tash, Prokuroria ka intervistuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi dhe Ministrin e Financave, Hekuran Muratin.
Për intervistim nga Prokuroria Themelore e Prishtinës janë ftuar edhe deputetët Hajdar Beqaj dhe Bekim Haxhiu.