Shtëpia e Kulturës në Runik, Ministria e Kulturës me apel për Komunën e Skenderajt (FOTO)

by informim

Ministria e Kulturës vlerëson se Shtëpia e Kulturës në Runik është aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje, si dëshmi e historisë kulturore dhe rëndësisë së saj për banorët e Runikut dhe fshatrat rreth tij.

Sipas këtij dikasteri qeveritar ndërhyrjet degraduese nga ana e Komunës së Skenderajt janë bërë pa pëlqimin e tyre dhe në kundërshtim me Ligjin për Trashëgiminë Kulturore.

“Institucionet përgjegjëse të Ministrisë menjëherë kanë dalë në vend të ngjarjes për të bërë vlerësimin fillestar të gjendjes, ndërsa Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore ka ndërmarrë hapat ligjorë për ndalim të punimeve të paligjshme nga ana e autoriteteve komunale”, thuhet në reagim, transmeton KlanKosova.tv

“Ky monument ngërthen kujtimet e komunitetit për ngjarjet e pasura kulturore të organizuara në bibliotekën, kinemanë dhe sallën koncertale, si pjesë e rëndësishme e kujtesës kolektive”.

Ministria e Kulturës i ka bërë apel Komunës së Skenderajt që t’i ndërpesë veprimet e saj, që cilësohen të paligjshme

“Dhe njëkohësisht rikujtojmë që mbrojtja e vlerave të përbashkëta të trashëgimisë kulturore është përgjegjësi e të gjitha institucioneve shtetërore, qendrore e lokale”.


    

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy