Dimal Basha për protestën e sotme: Ka me iu dështu

by informim

Deputeti i Vetëvendosjes, DImal Basha po pretendon se opozita thirri veteranët e luftës në protest, që t’i kthejnë në pushtet, por sipas tij, “ky skenar do të dështojë”.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se opozita po tenton “ta kap pushtetin”.

banner

“Edhe ky skenar ka me iu dështu! E dinë sa ju keni ndihmu, edhe e dinë hala ma mirë sa keni përfitu n’shpinë të tyre! E dinë për Zajednicën, e dinë për Gjykatën Speciale, e dinë për tenderat milionësh, e dinë për vilat luksoze, e dinë për terminalet, e dinë për tokat ka 1 euro!, e dinë për listat e fryme! Krejt i dinë, dhe krejt ju njohin!”– ka thënë ai për protestën e sotme.

Postimi i plotë:

Fillimisht pritën mos po e fiton Vuçiqi betejën për ta, që me kap këta pushtetin! Thanë edhe Asociacionin ta bajmë, veç ta marrim edhe niherë pushtetin.

Kur humbi Vuçiqi, e provun përmes ambasadave, edhe aty iu dështoi!

Pastaj orkestruan një skenar dhune n’Kuvend! E panë që politikisht janë përtokë, thanë po e provojmë fizikisht!

Tash që edhe fizikisht u koritën, po thërrasin tek pala e tretë, veteranët e luftës, me shpresë se veteranët i kthejnë në pushtet!

Edhe ky skenar ka me iu dështu! E dinë sa ju keni ndihmu, edhe e dinë hala ma mirë sa keni përfitu n’shpinë të tyre! E dinë për Zajednicën, e dinë për Gjykatën Speciale, e dinë për tenderat milionësh, e dinë për vilat luksoze, e dinë për terminalet, e dinë për tokat ka 1 euro!, e dinë për listat e fryme! Krejt i dinë, dhe krejt ju njohin!

Mësoni e punoni, sepse pushteti nuk fitohet me proksi e as me dhunë, por veç me votë!

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy