Abdixhiku: Muzika e Armend Rexhepagiqit kapsulë kohore që nuk dështon kurrë të sjellë kujtime

by informim

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se Prishtina ishte e gjallë dhe e mbushur me gëzim mbrëmë, ku në sheshin “Adem Jashari”, ka performuar artisti i njohur Armend Rexhepagiqi,

Lavdata ai pati edhe për artistin Rexhepagiqi.

banner

“Ka diçka shumë të veçantë në muzikën e tij. Ajo është një kapsulë kohore që nuk dështon kurrë të sjellë kujtime. Dhe kujtime kishim mbrëmë”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Prishtina ishte më ndryshe mbrëmë. Në Festivalin e Gastronomisë performonte mjeshtri i muzikës, Armend Rexhepagiqi. 

Kaq mjafton për të qenë një mbrëmje e mirë.

Ka diçka shumë të veçantë në muzikën e tij. Ajo është një kapsulë kohore që nuk dështon kurrë të sjellë kujtime. Dhe kujtime kishim mbrëmë.

Prishtina ishte e gjallë dhe mbushur me gëzim. Siç di të jetë gjithëherë. Këtë gjallëri e këtë gëzim  së bashku me Albinën e Përparimin e ndamë me plot miq mbrëmë në Prishtinë. 

https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10159869072117759?ref=embed_post
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy