Filmi nga Kosova, “Bota Jonë” i regjisores Luana Bajrami bëhet pjesë e Festivalit të Filmit të Venedikut

by informim

Sukseset e Kinematografisë së Kosovës po shtohen çdo herë e më shumë.

Një sukses të madh së fundmi e ka shënuar edhe regjisorja dhe aktorja 22-vjeçare nga Kosova, Luana Bajrami me filmin “Bota Jonë”.

banner

Filmi i Bajramit është përzgjedhur në mesin e atyre ndërkombëtar për të garuar në Festivalin e Filmit të Venedikut, në kategorinë “Orizzonti”.

Foto: Facebook

Filmi është bashkëprodhim i Kosovës dhe Francës me financim nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Aide au Cinema du Mond.

Theksojmë që Bajrami me filmin e saj debutues “Luaneshat e Kodrës”, kishte garuar në Festivalin e Kanës në vitin 2021.

Këtë sukses të regjisores e ka shpërndarë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Më poshtë njoftimi i plotë për filmin “Bota jonë”:

https://www.facebook.com/qendrakinematografikeekosoves/posts/583423177312592?ref=embed_post

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy