“Promovimi i ndërmarrësisë” bën bashke kryetarin Ballazhi me këshilltare nga GIZ-i gjerman

by

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi, përmes një postimi theksoi se “Promovimi i ndërmarrësisë” ishte projekti që na mblodhi në një takim, ku mirëpritëm Vjollca Limani-Xhemaj dhe Hana Voca, këshilltare në GIZ-in gjerman.

Kryetari Ballazhi tha “Në këtë takim, znj.Limani dhe znj.Voca na njoftuan me projektin “Promovimi i ndërmarrësisë”, ku po bëhet studim rreth prioretizmit gjeografik të investimeve për zonat e thella rurale, e që përmes kësaj analize synohet të identifikohen dhe përcaktohen disa zona gjeografike të cilat karakterizohen me kushte jo të favorshme, mirëpo që kanë potencial për zhvillim ekonomik, e që në të ardhmen ky studim mund të shfrytëzohet me orientim të drejtë të investimeve, në mënyrë që të arrihet një zhvillim i qëndrueshëm dhe i balancuar për zonat rurale”.

Në mesin e zonave të studimit, përfshihet edhe zona e Sharrit dhe vendbanimet e afërta, e që në këtë rast do të merret për studim edhe një pjesë e komunës, saktësisht vendbanimet në Krivenik, Seçishtë, Rezhancë, Gorancë dhe Pustenik.

banner
banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy