Analisti Astrit Gashi i ka reaguar Vetëvendosjes lidhur me disa shifra që i publikuan për inflacionin në Kosovë.
VV sot ka thënë që Kosova ka me normën më të ulët të inflacionit në rajon. Ndërkaq Gashi ka thënë se sipas Bankës Botërore, inflacioni i produkteve ushqimore në Kosovë gjatë muajit qershor ishte 9% më i lartë se një vit më herët.
“FAKT per inflacionin jo propagande! Sipas Bankes Boterore inflacioni i produkteve ushqimore ne Kosove gjate muajit qershor ishte 9% me i larte se nje vit me heret. Vetem 1% me i ulet se ne muajin maj”, ka shkruar Gashi në Facebook.
Tutje ai ka thënë se inflacioni duhet të matet ndaras në ushqime e pastaj ai i përgjithshmi.
Në fund, Gashi ka shkruar se Agjencia e Statistikave të Kosovës po shkonr rrugës sës INSTAT, që statistikat i kryenin punë vetëm qeverive dhe askujt tjetër.
Ai tha se në tërësi “matja e ASK është e dyshimtë”.
Postimi i plotë:
FAKT per inflacionin jo propagande!
Sipas Bankes Boterore inflacioni i produkteve ushqimore ne Kosove gjate muajit qershor ishte 9% me i larte se nje vit me heret. Vetem 1% me i ulet se ne muajin maj.
BB te dhenat i mbledhe nga ASK, nga ku ka rrjedhur edhe njoftimi i VV.
Po e perserise inflacioni duhet te matet ndaras vetem ne ushqime, per shporten e konsumatorit e pastaj edhe ai i pergjithshmi ku hijne edhe “grabujat” e vogla per kopsht qe ishin liruar dukshem.
ASK po shkon rruges se INSTAT dikur statistikat e te cilit i kryenin pune vetem qeverive dhe askujt tjeter. Ne teresi matja e ASK eshte e dyshimt.
Burimi: World Bank Food Security Update, June 2023