Me 1 gusht në restoranin ‘Lamiga’ në Anë të Malit- në komunën e Ulqinit u mbajt manifestimi ‘Diaspora nëvendlindje’.
Ishte një spektakël i paparë ndonjëherë më parë në këtë vend ,mbi 2000 veta ishin të pranishem, ku më së shumti ra në sy se kishte shqiptar nga egjithë diaspora dhe nga të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët.
Këtë mbremje e beri më të bukur dhe prania e shumë fytyrave zyrtare nga të gjitha trevat ku ka shqiptar.
Ndër të pranishëm ishin, kryetari i bektashjanve Baba Mondi,kryeatari i Skenderaj me ekipin e tij Fadil Nura,deputeti në parlamentin e Serbis, Shaip Kamberi,kryetari i Këshillit të shqiptarve në serbi,sternipi i Hasan Prishtines dhe sternipi i Ismail qemalit.
Kurse nga vendi ishin të pranishem ministri punëve të mbrenshme të Malit të Zi Filip Axhiq,ministri për drejtat e njeriut dhe pakicave zotëri Fatmir Gjeka,kryetari komunes së Ulqinit Omer Baraktari, kryetari i Këshillit të shqiptarve në Mal të Zi z.Faik Nika, deputeti ne parlamentin e Malit të Zi zoteri Genc Nimanbegu si dhe shumë të tjerë.
Fjalen pershendetse e kishte organizatori i këtij eventimentit zoteri Naser Nika si kryetar i kompanis se spektakleve ‘Albis Party’ i cili mes tjerash theksoi që kjo ditë u bë traditë dhe do të festohet çdo të marte të parë të muajit gusht dhe ky manifestim tregon se sa e lidhur është diaspora me vendlindjen.
Mbas z.Nasr Nika, fjalën e mori deputeti në parlamentin e Serbis z.Shaip Kamberi ku falenderoi zoterin Naser Niken për ftesën që ja ka bërë.
Te pranishmit i pershendeten edhe kryetari i bektashjanve, Baba mondi ,ministri Fatmir Gjeka,kryetari komunes Omer Bajraktari dhe ministri Filip Axhiq.
Kjo mbremje u udheheq nga moderatoret Silvana Braca dhe Dafina Teliqi ku gjithashtu kjo natë u zbukurua nën tingujt e grupit muzikor ‘Elita 5’.
Të pranishmit i argëtuan edhe Elizabeta Marku, Vlora Kastrati Shala ,Eliona Cenaj ,Amra Demiri ,Valdet Luka,Samir Veliqi,Suad Shaptafa, Vesel Pelinku dhe Muzafer Koliqi ku u kujdes muzikanti profesori Aris Nika.
Manifestimet e tilla zbukurojnë vendin dhe kënaqin vendas dhe turistët e shumtë.