Mediat: fjalë të ashpra nga ministri Gallant gjatë vizitës në kufi
Në një inspektim të kryer sot në kufirin verior të Izraelit, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant, paralajmëroi Libanin se, nëse do të ndodhë një konflikt i ri, vendi rrezikon të “rikthehet në epokën e gurit”.

Këtë e bën të ditur Haaretz në faqen e saj të internetit.
“Nëse, Zoti na ruajt, tensioni zhvillohet këtu ose ndodh konflikti, ne do ta kthejmë Libanin në Epokën e Gurit,” tha Gallant, sipas gazetës.

