Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Ristuccia bashkë me Komandantin e RC-W, Kolonel Vacca vizitojnë komunën e Pejës

by

Kryetari i Komunës së Pejës, z.Gazmend Muhaxheri ka pritur në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuccia dhe Komandantin e ri te Komandës Rajonale Perëndimore, Kolonel Gabriele Vacca ​me bashkëpunëtorë.

Lajmin e ka publikuar ne Facebook komuna e Pejes duke bere te ditur se Kryetari Muhaxheri iu uroi mirëseardhjen në Komunën e Pejës, Komandantit Ristuccia dhe Kolonelit Vacca duke theksuar “se jemi shumë të nderuar me vizitën tuaj në Komunën e Pejës, sepse bashkëpunimi i Komunës së Pejës gjatë këtyre 10 viteve ka qenë i shkëlqyeshëm me KFORIN, por edhe me komunitetet joshumicë, që i kemi në Komunë. Ne jemi shumë falënderues për bashkëpunimin dhe përkrahjen, që na e keni dhënë çdoherë e në veçanti KFORI italian”.

banner

“Komandanti Ristuccia e falënderoi Kryetarin Muhaxheri për pritjen dhe theksoi se motivi, që kam ardhë këtu për t’u taku me Ju është arsyeja kryesore se Peja ka qenë komunë e qetë dhe shumë bashkëpunuese në të gjitha fushat, si dhe bashkëpunimi me Kryetarin dhe Komunën janë të shkëlqyeshme dhe ky është një kompliment për Ju”.

Gjatë takimit është biseduar për çështje të ndryshme, të cilat janë në interes të përbashkët për Komunën e Pejës.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy