Mbyllet më herët për shkak të kërcënimit të tajfunit, 50 mijë duhet të largohen me nxitim.
Do të nisë sot evakuimi i kontingjenteve të ndryshme kombëtare të skautëve të mbledhur në Korenë e Jugut për ngjarjen “Jamboree”. Evakuimi do te behet për shkak të mbërritjes së mundshme te tajfunit Khanun në zonë.
Lajmin e jep ministria e jashtme italiane, pasi nje kontingjent prej 1200 skautesh italiane gjendet atje.
Ditët e fundit, kushtet e motit kanë komplikuar pjesëmarrjen e më shumë se 50,000 njerëzve që mbërritën në bregun perëndimor të vendit për mbledhjen e njëzet e pestë botërore të skautizmit.
Për këtë arsye, qeveria koreane urdhëroi transferimin e skautëve, të cilët do të largohen nga vendi me autobus për të mbërritur në vendet dhe kampuset universitare në zonën metropolitane të Seulit dhe në vende të tjera në Korenë e Jugut.


