Qeveria për dorëheqjen e Mehajt: Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë

by informim

Zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, ka dhënë më shumë detaje rreth arsyes së dorëheqje së Armend Mehajt nga posti i ministrit të Mbrojtjes.

Ai ka thënë se gruaja e Mehajt është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë, prandaj i duhet kujdes në Oslo.

banner

“Ministri Armend Mehaj ka kërkuar lirim nga detyra për shkaqe familjare. Gruaja e tij është diagnostifikuar me një sëmundje të rrallë dhe për çka i duhet tretman dhe kujdes në një qytetet tjetër nga ai i Oslos. Çifti i ka tri vajza të moshës së mitur dhe ministri Mehaj ka kërkuar që të ndodhet pranë familjes në këtë kohë”, ka thënë Kryeziu.

Sot, kryeministri Kurti ka njoftuar se në vend të Mehajt, ministër të Mbrojtjes e ka emëruar Ejup Maqedoncin.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy