Reagimet dhe kundëreagimet për qështjen e librave shkollor nuk po ndalen. Në një reagim të rradhes në facebook, Sekretarja e Përgjithshme e Vetëvendosjes për Komitetet Politike është tallur me kërkesen e LDK-së për shkarkimin e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavcin meqë ajo ka dështuar të siguroj librat shkollor.
Ajo ka shkruar në facebook dhe në mënyrë ironike ka bërë krahasimin e LDK-së së 1001 akademikëve me deputetin e AAK-së Bekë Berisha. Sipas shkrimit të saj, reagimi i LDK-së është reagim koti dhe se një kërkesë të ngjajshme që e ka bërë LDK-së ka mundur ta bëjë edhe Bekë Berisha.
Ky është postimi i plotë i Dejona Mihalit: “LDK e 1001 akademikëve, 30 e kusur vjet parti, del në konferencë për media me 22 gusht dhe gjithë çfarë propozon për temën e madhe, jetike, të teksteve shkollore për arsimin parauniversitar është: të dorëhiqet Ministrja. OK! Tjetër? Se kaq kishte mundur me e thënë dhe për shembull z. Bekë Berisha i komisionit për Siguri..”
