Regjistrimi i popullsisë, shefi i ASK-së : U vonuam të arrinim marrëveshje me UNPOS

by Nexhat

Ushtruesi i detyrës së krye shefit ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave ka hedhur poshtë deklaratat e kryeministrit Kurti, i cili ka akuzuar Asociacionin e Komunave të Kosovës për bllokim të procesit për regjistrimin e popullsie.

Sipas Ilir Berishës, arsyeja e shtyrjes së afatit për regjistrimin e popullsisë ka ardhur për shkak të vonesës për ta arritur një marrëveshje me organizatën ndërkombëtare UNPOS.

Është viti buxhetor, viti kalendarik në pjesën e parë ne filluam fushatën me përgatitje e ato dhe pastaj u orientuam tek UNPOS dhe nuk ishin marrë hapa që nga muaji nëntor që t’i zhvillojmë procedurat sepse kishim një përvojë në vitin 2022 me 5 aktivitete që zhvilluam në vitin 2022 dhe dështuan të pestat me disa ankesa dhe duke pa këto rreziqe shkuam në UNOPS dhe hargjuam aq kohë sa që e bëri patjetër të detyrueshëm që të jepet afat shtesë… arsyeja ishte humbje kohe për të arritur një marrëveshje me UNOP-sin, kjo ka qenë edhe çështja e komunave veriore…”, tha Berisha

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka fajësuar për “rezistencë” brenda Komisionit Qendror të regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.

“Edhe pse përgatitjet u bënë përkundër rezistencës të prodhuar edhe brenda komisionit qendror të regjistrimit nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, procesin nuk mund ta fillojmë para datës 1 nëntor 2023. Pra dy muaj më vonë për shkak të pamundësisë së Agjencisë së Statistikave të Kosovës që me vonesë të shkaktuara t’i planifikonte detajet”, ka thënë Kurti në arsyetimin para marrjes së vendimit./21Media

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy