Malisheva triumfon ndaj Prishtinës

by Nexhat

Malisheva ka shënuar fitore me rezultat minimal 1-0 në shtëpi ndaj Prishtinës në kuadër të javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar. 

Ndeshja nisi furishëm për vendasit të cilët arritën ta gjejnë golin e fitores qysh në minutat e para të kësaj ndeshje. 

banner

Po luhej vetëm minuta e dytë kur Laurent Xhylani pas një harkimi nga rivënia këndore gjeti për mrekulli Donart Vitijën i cili realizoi për rezultatin 1-0. 

Në vazhdim të këtij takimi pati disa gjysmë raste për të dyja skuadrat, por që rrjetat nuk u prekën më. 

Për Malishevën kjo ishte fitorja e parë pas dy ndeshjesh pa rezultat pozitiv, teksa Prishtina pas fitores xhiron e kaluar ndaj Feronikelit ‘74 rikthehtet sërish tek humbjet. 

Pas javës së 27-të, Malisheva shkon në kuotën e 44 pikëve dhe mban pozitën e tretë në tabelë, teksa Prishtina renditet e katërta me 35 sosh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy