Presidentja Vjosa Osmani mbrëmë ka marrë pjesë në festën e organizuar në Prishtinë për shënimin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës.
E veshur në ngjyrat e flamurit ukrainas, Osmani u pa në mesin e familjeve ukrainase që janë strehuar në Kosovë pas fillimit të agresionit rus në vendin e tyre.
“Në një ceremoni të bukur të organizuar nga ambasadorët e QUINT në Kosovë dhe në prani të gazetarëve dhe familjeve ukrainase, shënuam Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Një ditë për të kujtuar forcën dhe qëndrueshmërinë e ukrainasve dhe mbështetjen e palëkundur të Kosovës”, ka shkruar ajo në Twitter.
https://twitter.com/VjosaOsmaniPRKS/status/1695150147741561030/photo/1
Mbrëmë në Prishtinë, ambasadorët e QUINT organizuan një ceremoni për të shënuar Ditën e Ukrainës, e cila shënohet më 24 gusht.
Në këtë ditë, ukrainasit në Kosovë ishin mysafirë edhe te kryeministri Kurti në ballkonin e Qeverisë.