Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Bledit është takuar edhe me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Në këtë rast, Lajçak ka treguar se po paralajmërohet një takim i nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë gjatë muajit shtator
Qëllimi i takimit do të jetë normalizimi i marrëdhënieve si dhe zbatimi i deklaratës së 3 qershorit, një marrëveshje mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për hapat që Qeveria e Kosovës duhet t’i ndërmarrë për depërshkallëzimin e situatës në Veri.
”Pata një takim të rëndësishëm me kryeministrin Albin Kurti sot në Bled. Tema jonë kryesore e diskutimit ishin përgatitjet e Takimit të radhës të Dialogut të Nivelit të Lartë në shtator me fokus normalizimin e marrëdhënieve dhe zbatimin e deklaratës 🇪🇺 të 3 qershorit”, ka shkruar Lajçak në Twitter.
https://twitter.com/MiroslavLajcak/status/1696227686643839082?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1696227686643839082%7Ctwgr%5E3233b225eca92f0b34313cc3945998152dfca0e2%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Flajcak-pas-takimit-me-kurtin-paralajmeron-takim-te-nivelit-te-larte-kosove-serbi%2F
.