I KUJT ËSHTË FAJI PËR BËRLLOKUN NË PRISHTINË? Sveçla: Po bëhet politikë me punëtorët – faji i dyanshëm

by Nexhat

Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje tha se faji për mbeturinat në Prishtinë është i Komunës dhe i Ndërmarrjes Pastrimi. Sipas tij, kjo e para është fajtorja kryesore, ndërsa kjo e dyta ka dështuar ta mbajë Prishtinën të pastër.

“Faji është i dyanshëm për shkak se e kemi një mendësi të LDK-së që udhëheq me Prishtiën. Është mendësi për bankrotimin e Pastrimit dhe dhënien tregut operatorëve privat”, tha Sveçla në Pressing.

banner

“Në anën tjetër kemi vërejtje në menaxhmentin e Ndërmarrjes Pastrimi për shkak se për katër vjet nuk arritën me largu bërllokun prej Prishtinës. Veç këtë punë e kanë, me qenë Prishtina e pastër. Kemi dy fajtorë. Normal fajtori kryesor është komuna e Prishtinës sepse është përgjegjëse për shërbime, dhe në anën tjetër një menaxhment që ka dështuar që Prishtina të jetë e pastër”, tha ai.

“Viktimë janë qytetarët dhe punëtorët e Pastrimit që kanë filluar të bëhet politikë me ta”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy