Kosovë – Zvicër, reagojnë “Dardanët”: Kemi bileta, por jo për ata që konsumojnë fara

by informim

Vetëm pak orë pasi filloi shitja online, tashmë janë shitur pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen e datës 9 shtator ndërmjet Kosovë dhe Zvicrës, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe është e vlefshme për kualifikimet e kampionatit evropian “EURO 2024”.

Stadiumi “Fadil Vokrri” ka kapacitet prej 13 mijë e 980 ulëseve, andaj shitja totale e biletave garanton atmosferë të zjarrtë në mbështetje të “Dardanëve” përballë Xhakës e Shaqirit me shokë.

banner

Kjo ka bërë shumë tifozë të nisin kërkimet për të siguruar bileta përmes ndonjë rruge tjetër, siç mund të jetë tregu i zi, por grupi i tifozëve të Kosovës, të njohur si “Dardanët”, kanë dalë me një njoftim, ku thonë se kanë bileta në dispozicion, por, siç thonë ata, jo për të gjithë.

“Grupi ‘Dardanët’ posedon bileta, por vetëm për anëtarët e anëtarësuar dhe ata besnikë/fanatikë që mbështesin kombëtaren për 90 minuta dhe assesi për VIP-a që gjatë ndeshjes konsumojnë fara e i kanë duart e zëna për të duartrokitur e kënduar”, thuhet në njoftimin e “Dardanëve”.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës zhvillohet më 9 shtator, me fillim në orën 20:45.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy