“Valuta alternative nuk është kundrejt dollarit. Shiko euron’
Presidenti brazilian Luiz Inacio Lula da Silva tha se grupi BRICS, të cilit gjashtë vende të tjera u ftuan t’i bashkohen në 2024, është “më i fortë se G7”.
Në live-in e tij të përjavshëm në mediat sociale, Lula tha se hyrja e Arabisë Saudite, Argjentinës, Egjiptit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Etiopisë dhe Iranit do ta bëjë grupin “më të fuqishëm, më të fortë dhe më të rëndësishëm”.
“Unë mendoj se bota nuk do të jetë më kurrë më e njëjta. BRICS janë më të fortë se G7 sot”, deklaroi lideri progresiv, duke kujtuar se blloku përfaqëson rreth 32% të PBB-së botërore, kundrejt 29% për G7.
Presidenti më pas këmbënguli në propozimin e tij për të krijuar një monedhë referimi për të zëvendësuar dollarin në transaksionet tregtare dhe përmendi shembullin e euros.
“Evropianët krijuan euron. Nuk është kundër dollarit, është në favor të Brazilit dhe tregtisë braziliane,” theksoi ai.