Çmimet e importit më të larta në tremujorin e dytë 2023 sesa në atë të 2022-ës

by Nexhat

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, indeksi i çmimeve të importit në Kosovë është ngritur për 1,1 për qind në tremujorin e dytë 2023, krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti.

ASK-ja ka njoftuar edhe se në cilët sektorë ka pasur ngritje më të madhe të çmimeve, .

banner

“Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (14,5 për qind); tekstili dhe artikujt e tekstilit (11.9 për qind); lëkura dhe artikujt e saj (11,5 për qind); etj. Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-12,3 për qind); këpucët (-3,4 për qind); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-2,2 për qind); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2,1 për qind)”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, sipas kësaj agjencie, tremujori i dytë i këtij viti, në krahasim me tremujorin e dytë të një vitit më parë, çmimet e importit janë ngritur në një mesatare prej 5,0 për qind.

“Çmimet e importit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 5,0 për qind në TM2 2023, krahasuar me TM2  2022. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (27,6 për qind); letra dhe artikujt e saj (19,4 për qind); tekstili dhe artikujt e tij (17,9 për qind); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale, muzikore dhe mekanizmat e orës (13,5 për qind); mjetet e transportit (12,8 për qind); lëkura dhe artikujt e saj (10,2 për qind) etj”.

“Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: vajrat ushqyese (-11,5 për qind); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-5,9 për qind); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-5,2 për qind) dhe produktet minerale (-3,2 për qind)”, thuhet tutje në komunikatën e ASK-së.

indeksi

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy