Rasti Brezovica, Ish-kryetari i Shtërpcës Bratislav Nikolic lirohet nga paraburgimi pasi paguan 50 mijë euro dorëzani

by informim

Artan Qerkini, avokati i ish-kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq, ka konfirmuar se klienti i tij është liruar nga paraburgimi dhe kjo masë është zëvëndësuar me masën e dorëzanisë në vlerën prej 50 mijë euro.

“Po është liruar me vendim të Gjykatës. Paraburgimi është zëvendësuar me masën e dorëzanisë prej 50 mijë euro”, ka thënë Qerkini.

Prokuroria e Ferizajt, në dhjetor të vitit 2022 ka ngritur aktakuzë ndaj dymbëdhjetë (12) personave të pandehur në rastin “Brezovica 1”.

Aktakuza ishte ngritur edhe ndaj ish-kryetarit të Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq dhe 11 personave të tjerë.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy