Ushtarakët nga Kosova tregojnë rezultate të larta në akademitë ushtarake të Turqisë

by informim

Nëntoger Edison Murtezi ka diplomuar me suksese të lartë në Universitetin e Mbrojtjes Nacionale, pranë Akademisë Tokësore të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë, si dhe OR3 Sylejman Dalloshi ka përfunduar me suksese Kolegjin profesional të Nënoficerëve (NOF), të Forcave Tokësorë.

Në ceremoninë shtetërore të organizuar, kanë diplomuar 937 oficerë nga Republika e Turqisë, dhe 76 oficerë ndërkombëtarë nga 15 shtete, ku në mesin e tyre ishte Nëntoger Murtezi.

banner

“OF1 Edison Murtezi dhe OR3 Sylejman Dalloshi përfunduan me sukses të lartë shkollimin e tyre në Republikën e Turqisë, duke përfaqësuar kështu shtetin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës në mënyrën më të mirë, duke treguar rezultate të larta gjatë shkollimit”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Ata do të kthen në radhët e FSK-së, për të dhënë kontributin e tyre në ngritjen dhe avancimin profesional të FSK-së.

Ky shkollim është realizuar falë bashkëpunimit që ka Forca e Sigurisë së Kosovës me Republikën e Turqisë, ku një numër i madh i pjesëtarëve kanë ndjekur shkollime e trajnime të shumta në fusha të ndryshme të edukimit ushtarak.

“Në ceremoninë e diplomimit të oficereve morën pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë të Republikës së Turqisë, Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, Ministri i Ministrisë së Mbrojtjes Nacionale Yasar Guler, përfaqësues shtetërorë, të universitetit të mbrojtjes, atashe ushtarak të shteteve të ndryshme, atasheu i Mbrojtjes nga Kosova në Republikën e Turqisë, familjare dhe të afërm të diplomuarve”, njofton Ministria e Mbrojtjes.

https://www.facebook.com/SHPFSK/posts/638328568476721?ref=embed_post

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy