Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se Qeveria Kurti po abuzon me “maxhen” e popullit.
Madje sipas Hazirit, Qeveria pas pëlcitjes së skandalit me rezerva shtetërore po shihet e frikësuar politikisht.
“Tani kemi të bëjmë me frikë politike, deri të kërcitja e skandalit të rezervave shtetërore kemi pasë një arrogancë të papërshkrume, një arrogancë e cila shpeshherë ka qenë vështirë me interpretu, por ne që e përcjellim në baza ditore duke qenë në opozitë e sheh se ata jetojnë me 14 shkurt dhe më tutje.Për shumicën e tyre ende nuk ka ndodhë 15 shkurti, sepse është përgjegjësi e madhe nuk është vetëm privilegj. Deri të pëlcitja e këti skandali, abuzimi me “maxhën” e popullit apo me me rezervat shtetërore që është buka për ditë të vështira, shteti kujdeset për ditë të vështira”, tha ai në Tëvë1.
Tutje Haziri tha se tashmë e kanë të qartë se pse Qeveria aktuale e ka rritë buxhetin e shtetit.
“Këta e kanë rritë buxhetin dhe u pa se pse e kanë rritë, tani nga kjo arrogancë është një lloj frike e cila në disa sektorë është në panikë për shkak të keqpërdorimeve natyrisht , për shkak të alarmeve që janë dhez sepse nuk mund ta mohon askush keqpërdorimin”, shtoi Haziri.