Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë përballjen e vështirë ndaj Zvicrës, sonte më fillim nga ora 20:45. “Dardanët” e kanë shumë të vështirë kualifikimin tutje, por me një fitore në “Fadil Vokrri” padyshim do të ktheheshin në garë me Izraelin dhe Rumaninë për pozitën e dytë.
Përzgjedhësi Primoz Gliha të mërkurën në konferencë për shtyp e pranoi se situata nuk është e lehtë, mirëpo “Dardanët” kanë punuar shumë mirë në këto pesë ditë.

“Është një situatë jo e mirë, por jemi këtu për të gjetur zgjidhje dhe jo për të qarë, prandaj kemi provuar ta bëjmë këtë edhe në këto pesë ditë për të mirën e ekipit”.
Ndërsa, kapiteni Amir Rrahmani gjithashtu tha se i pret një sfidë shumë e vështirë, mirëpo janë shumë të motivuar.

