​Italia do t’i japë Afrikës 3 miliardë euro për ndryshimet klimatike

by informim

Italia do t’i japë Afrikës tre miliardë euro për të zbutur dhe përshtatur ndryshimet klimatike gjatë pesë viteve të ardhshme, duke ndihmuar në frenimin e flukseve të emigrantëve, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në samitin e G20 i cili është mbajtur sot në Indi.

“Italia do të ndajë më shumë se 70 për qind të fondit të saj italian të klimës në Afrikë. Kjo do të thotë tre miliardë euro gjatë pesë viteve të ardhshme, po aq të destinuara për iniciativat zbutëse dhe përshtatëse”, tha ajo.

banner

Meloni shtoi se: “Angazhimi është pjesë e ‘Procesit të Romës’ të nisur me Konferencën për Migracion dhe Zhvillim, të cilën Italia e mblodhi në muajin korrik dhe synon të ndërtojë një model të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare në baza të barabarta, për të krijuar zhvillim, por edhe për të nxitur shtigjet legale të migracionit dhe të luftojë rrjetet e fuqishme kriminale të trafikantëve të paligjshëm të emigracionit, të cilët shfrytëzojnë dëshpërimin për t’u pasuruar”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy