Kosova të premten fitoi të drejtën për organizimin e Lojërave Mesdhetare për vitin 2030. Që ky eveniment të jetë i suksesshëm në organizim, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, beson se Qeveria e Kosovës quhet të bëjë pikërisht të kundërtën e gjithçkaje që ka bërë deri më tani si në diplomaci e në dialog me Serbinë ashtu edhe në politika të brendshme me organizimin e buxhetit e procesit të prokurimit.
Selimi i ka renditur 9 pika të cilat sipas tij Kosova duhet të përqendrohet dhe të bëjë përmirësime.
Sipas tij, brenda 7 vjetësh, Kosova duhet të jetë bujare, progresive, largpamëse dhe të bëjë gjithçka që është e mundur, për të përfunduar procesin e dialogut me Serbinë.
Sipas diplomatit kosovar, rreth 40 për qind e vendeve pjesëmarrëse në këto lojëra janë nga vendet mos-njohëse të shtetësisë së Kosovës, prandaj të njëjtit duhet të binden për vullnetin super të mirë të Kosovës dhe sigurinë kur të na vizitojnë.
“Kosova duhet të parandalojë çfarëdo kundër-narrative të Serbisë duke ju referuar thirrjes së Komiteti Olimpik Serb e cila e quajti vendimin si ‘skandaloz’”, shton ai.
Në këtë mes sipas tij dialogu me Serbinë është gjithashtu i rëndësishëm për të siguruar që deri në 2030 Serbia gjithashtu të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare në mënyrë që të mos bëjnë fushatë për bojkot të këtij evenimenti.
Në linkun më poshtë është deklarata e plotë e z. Selimi
A short 🧵: Prishtina was awarded the hosting of #MediterraneanGames 2030. For these to be successful, Kosovo government must do exactly opposite of everything it has been doing now in diplomacy, dialogue with Serbia, even typical governance processes like budget & procurement 1. pic.twitter.com/s41wFHHQgA
— Petrit Selimi (@Petrit) September 9, 2023

