Samiti i G20 në Indi: Udhëheqësit arrijnë konsensus për deklaratën e përbashkët

by engel

Samiti i G20-t mbahet për herë të parë në Azinë Jugore, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të tillë, si Joe Biden, Rishi Sunak, Emanuel Macron apo Olaf Sholc. Në tryezë janë çështje të tilla si ndryshimet klimatike, siguria ushqimore dhe ristrukturimi i borxhit për vendet e varfra.

Pavarësisht ndasive të thella mbi luftën në Ukrainë dhe mungesën e dy aktorëve kyç, Vladimir Putin dhe Shi Xhinping, 20 ekonomitë më të mëdha në botë, duket se kanë arritur konsensus mbi një deklaratë të përbashkët në samitin që po mbahet në Indi. Njoftimin e rëndësishëm, e bëri kryeministri i vendit organizator, Narendra Modi, i cili megjithatë nuk dha shume detaje.

banner

Kryeministri indian shpreson që një samit i rëndësishëm do të promovojë imazhin e Indisë si fuqi globale në prag të zgjedhjeve të vitit te ardhshëm.

Modi dha edhe një tjetër lajm të rëndësishëm më herët gjatë ditës, kur bëri të ditur se unioni afrikan, do ti bashkohej grupit të ekonomive më të mëdha. Unioni do të marrë statusin e anëtarit të përhershëm në G20-të, një vendim i konsideruar si historik pasi pritet fuqizojë zërin e shteteve afrikane.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment


This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy